Ndeshja më e fortë e grupit D midis Francës dhe Anglisë ka përfunduar në barzim 1-1. Ky rezultat lë më shumë të kënaqur Tre luanët e drejtuar nga trajneri Roi Hodgson, pasi francezët meritonin diçka më shumë për lojën e zhvilluar. Ndeshja ka pasur dy tablo të ndryshme, Lesskot dhe Nasri ka shkruar historinë e ndeshjes në 9’ minuta. Anglia e privuar nga mungesat e tre futbollistëve kryesorë si Lampard, Kahill dhe Roony e ka pasur shumë të vështirë që të rrezikonte vetëm me Gerrard. Por pavarsisht mungesave, ishullorët kanë kaluar të parët në avantazh me mbrojtësin Lesskot pas një topi të bukur nga Gerrard. Goli i pësuar ndikon te Franca duke rritur presionin në portën kundërshtare. Nuk vonon shumë dhe futbollisti më i mirë i ndeshjes Samir Nasri vendos baraspeshën pas një goditje të fushqishme nga jashtë zone duke mposhtur portierin Xho Hart. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë dhe i gjithë takimi.