Franca, duke nisur nga dita e sotme pezullon punonjësit e pavaksinuar të kujdesit shëndetsor

Franca, duke nisur nga dita e sotme pezullon punonjësit e pavaksinuar të kujdesit shëndetsor

Duke nisur nga data e sotme të gjithë punëtorët në sektorin shëndetësor francezë, do të pezullohen nga puna nëse nuk vaksinohen kundër COVID-19.  Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi në fillim të kësaj vere se profesionistët mjekësorë dhe ata që punojnë me persona të cilët mund të përballen me shkallë të lartë rrezikshmërie përfshirë stafin jo-mjekësor të azileve të të moshuarve duhet të vaksinoheshin para 15 shtatorit.

Një mase e cila prek të paktën 2.7 milion persona dhe të dhënat zyrtare të javës së kaluar tregojnë se vetëm rreth 86% e atyre janë të vaksinuar.

Një muaj pas njoftimit, Shëndeti Publik francez njoftoi për një rritje në vaksinimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Pastaj, mjekët e përgjithshëm kishin shkallën më të lartë me 70.6% të tyre të vaksinuar plotësisht, ndërsa ndihmës infermierët kishin më të ulëtën në rreth 43%.

Që nga 7 shtatori rreth 84% e kujdestarëve në shtëpitë e pleqve, bujtinat, spitalet dhe objektet e tjera kanë marrë dy dozat  e tyre të vaksinimit, me normën që u ngjit në 91.1% për profesionistët mjekësorë të vetëpunësuar, si mjekët dhe infermierët. Kjo sugjeron që mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor ende nuk janë vaksinuar dhe rrezikojnë të humbin punën e tyre. Disa punonjës të kujdesit shëndetësor kanë marrë pjesë në protestat javore kundër pasaportës së shëndetit dhe vaksinimit të detyrueshëm.

Protesta në kryeqytetin francez u ndoq nga rreth 120,000 njerëz. Qeveria ka deklaruar se pavarësisht kundërshtive ka qëndruar e palëkundur në vendimet e saj dhe Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran ka deklaruar se do të kryhen "kontrolle sistematike".

Ndërkohë certifikata e vaksinimit kërkohet në të gjitha ambientet e mbyllura, muze, bare dhe restorante.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja