Pas fitoreve në ndeshjet e para përballë Hondurasit dhe Ekuadorit, Franca dhe Zvicra do të diskutojnë sot në orën 21:00 vendin e parë në grup, pasi ndeshjet e fundit priten që të jenë thjeshtë formalitet, pasi ekipit që do të kalojnë grupin thuajse janë përcaktuar. Trajneri Otmar Hitzfeld ka zbuluar në prag të ndeshjes një pjesë të formacionit me të cilin do të përballet me ‘gjelat’ e Deshmap. “Aftësitë e Francës të gjithë i dimë, parashikoj një ndeshje të fortë, pasi kundërshtari ka futbollistë mjaft cilësor, sidomos në mesin e fushës, por pa harruar edhe Benzemanë në sulm.
Mungesa e Riberisë Francën nuk e ka dëmtuar shumë, pasi ka zëvendësues të denjë që do të mbulojnë pozicionin e lojtarit të Bajernit pa shumë problem. Ne do të bëjmë lojën tonë dhe shpresoj që të fitojmë për të siguruar vendin e parë në grup. Për këtë ndeshje nga minuta e parë do të zbresë në fushë, Mehmedi, i cili pas golit me Ekuadorin po kalon një formë të mirë” tha ai. Ndërsa vetë sulmuesi i ekipit gjerman, Freiburg, thotë se “Franca është një kundërshtar i fortë. Francezët janë rikthyer pas vështirësive në vitet e fundit.
Ata kanë lojtar të fortë si Benzema. Natyrisht unë jam i gatshëm dhe në formë”, ka deklaruar Mehmedi. Në fushë për ekipin e Zvicrës pritet që të jenë edhe kosovarët Shaqiri dhe Xhaka. Xherdani në ndeshjen e parë përballë ekipit të Ekuadorit edhe pse nuk arriti të linte shenjën e tij u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes. Ndërsa në kampin francez janë të bindur që sonte do të sigurojnë pa asnjë mëdyshje kalimin e grupit. “Zvicra ishte surpriza e kualifikueseve, pasi zhvilloi një edicion mjaft të mirë.
Edhe në ndeshjen e parë tregoi se nuk dorëzohet lehtë deri në fund. Ne do zbresim në fushë të bindur për fitoren dhe kalimin e grupit. Edhe pse do të jetë e vështirë do të tentojmë që të përsërisim ndeshjen me Hondurasin” tha Deshamp. Franca do të përqendrohet edhe këtë ndeshje te Benzema, i cili në ndeshjen e parë arriti që të shënonte 2 gola dhe të ishte protagonist edhe në golin e 3 pasi ishte gjuajtja e tij që solli pasigurinë e portierit të Hondurasin që e dërgoni në rrjetë. Sulmuesi i Realit, Benzema është në garë me Myler dhe Neymar për këpucën e artë.
/Shqiptarja.com