Ministrit izraelit Itamar Ben-Gvir nga sot i ndalohet hyrja në territorin francez. Këtë e njoftoi në X shefi i diplomacisë së Paris, Jean-Noël Barrot.
“Ky vendim vjen pas sjelljeve të tij të papranueshme ndaj qytetarëve francezë dhe evropianë, pasagjerë të flotiljes Global Sumud”, shtoi ai, duke theksuar megjithatë se qeveria ku ai bën pjesë “nuk e miraton iniciativën” e vetë flotiljes.
“Ne e dënojmë qasjen e kësaj flotiljeje, e cila nuk prodhon asnjë efekt të dobishëm dhe mbingarkon shërbimet diplomatike dhe konsullore, profesionalizmin dhe përkushtimin e të cilave i admiroj. Por nuk mund të tolerojmë që qytetarët francezë të kërcënohen, intimidohen apo trajtohen brutalisht në këtë mënyrë, sidomos nga një zyrtar publik”, tha Jean-Noël Barrot.
Itamar Ben-Gvir është dënuar nga shumë personalitete politike izraelite dhe nismat e tij “i shtohen një serie të gjatë deklaratash dhe veprimesh tronditëse, nxitjes së urrejtjes dhe dhunës kundër palestinezëve. Ashtu si kolegu im italian, i kërkoj European Union të vendosë sanksione edhe ndaj Itamar Ben Gvir”, përfundoi ai.
À compter de ce jour, Itamar Ben-Gvir est interdit d'accès au territoire français.
— Jean-Noël Barrot (@jnbarrot) May 23, 2026
Cette décision fait suite à ses agissements inqualifiables à l'égard de citoyens français et européens passagers de la flottille Global Smud.
Nous désapprouvons la démarche de cette flottille…
Pjesë e flotës humanitare Global Sumud, ishte edhe aktivisti Baki Goxhaj. Të premten teksa u kthye në atdhe, ai i konfirmoi Report Tv keqtrajtimin nga autoritetet izraelite. Sipas Goxhajt shumë nga aktivistët u dhunuan. Në mediat ndërkombëtare ndërkohë, janë raportuar edhe raste të ngacmimeve seksuale krahas asaj fizike.
Komente









