Franca i refuzon azilin kosovares
së përdhunuar në kampet hungareze

Franca i refuzon azilin kosovares<br />së përdhunuar në kampet hungareze
PARIS- Një vajzë kosovare përdhunohet në burgjet hungareze, ndërsa Franca i refuzon azilin. Është gazeta franceze “MetroNews” prezenton odisenë e një çifti kosovar, që ka mbetur mes kampeve franceze dhe burgjeve hungareze shkrimin e vet me titullin: “Pas Leonardës, një e re kosovare dëbohet nga….Franca” (“Après Leonarda, une jeune kosovare expulsée vers … la France ?”).

Më 11 dhjetor, një çift kosovar Edona dhe Qëndrimi është deportuar prej nga kishte ardhur në Hungari nga autoritetet franceze. Një organizatë franceze e njohur, joqeveritare, që vepron në favor të refugjatëve (RESF) ka dënuar këtë akt të autoriteve franceze për dëbimin e Edonës së re 22-vjeçare  dhe ka kërkuar nga Parisi dhe Hungaria kthimin e saj në Francë.

Qëndrimi dhe Edona kërkonin azil në Francë, por u dëbuan nga Besançon e Doubs-it (F) në drejtim të Hungarisë. Është i njëjti rast, si kur u vendos të dëbohej romja Leonarda muaj më parë, edhe ajo nga Kosova…” shkruan “MetroNews” (“Qëndrim et Edona, un couple kosovar qui souhaitait demander l’asile en France, a été expulsé de Besançon vers la Hongrie par le préfet du Doubs. Le même qui avait décidé de renvoyer Leonarda.”).

Edona ishte në një qendër me një kapacitet prej 1000 njerëz, ndërsa ata janë 4000 gjithsej, kryesisht nga Kosova. Edona madje u arratis pasi u përdhunua aty katër ditë”,  thotë Jean – Jacques Boy. Dhe ai shton: “një vendim i Gjykatës Evropiane urdhëroi ndërprerjen e dëbimeve në Greqi për kushtet e saj çnjerëzore të burgimit dhe e njëjta gjë ndodhi në Hungari”.

Çifti nga Kosova kishte arritur në Francë në qershorin e vitit të kaluar ku nuk ishin në gjendje për të regjistruar kërkesën e tyre në autoritetet franceze dhe RESF e denoncoi si një procedurë të paligjshme . Nëu shpreh Jean – Jacques Boy nga RESF, shkruan gazeta “MetroNews”.

Arritën në tokën hungareze, por çifti në të vërtetë u nda menjëherë. Qëndrimi është arrestuar në burg në pritje të deportimit të tij, ndërsa gruaja e tij, Edona u vendos në qendrën e paraburgimit. Më pas Hungaria kërkoi deportimin e tij në Francë me Rregulloren e Dablinit II, që do të thotë se azili kërkohet në vendet në të cilat ishin regjistruar shenjat e gishtave. “Duke pasur parasysh ngadalësinë e procedurave, Edonës do t’i duheshin muaj për ta çuar në Francë, në kushtet që ne e dimë … ” ka protestuar RESF.

Nga vonesat lindën dhe problemet dhe përdhunimi i gruas nga Kosova.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane