Francezët i kanë bërë jehonë bukurive natyrore të Shqipërisë, duke e renditur vendin tonë në 10 destinacionet kryesore për këtë vit.
Media ‘Journal de Dimanxhe’ i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku u kërkon turistëve francezë ta vizitojnë gjatë kësaj vere.
Shkrimi është publikuar nga kryeministri Edi Rama në ‘Facebook’, i cili ndër të tjera shkruan se kjo media e quan vendin tonë ‘rivalin e ri të Kroacisë’.
Mirëmëngjes dhe me këtë artikull të francezes Journal de Dimanche, që e klasifikon vendin tonë në 10 destinacionet kryesore të turistëve francezë këtë vit dhe e quan “rivalin e ri të Kroacisë”, ju uroj një javë të mbarë.
Kryeministri Edi Rama
(Postimi i kryeministrit Edi Rama)