Franca lejon hyrjen e shqiptarëve, të cilët kanë bërë një nga 4 vaksinat e njohura nga EMA

Franca lejon hyrjen e shqiptarëve, të cilët kanë bërë një nga 4 vaksinat e njohura nga EMA

Nga sot Franca ka hapur dyert për qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me një nga 4 vaksinat që është njohur nga EMA. Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe përveç vaksinës ato janë të pajisur me test PCR negative të 72 orëve të fundit.

Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Ndërsa në vendin tonë po përdoren 4 lloje vaksinash: Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

-2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

- 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

- 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Ndërsa për shqiptarët që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi) dhe duhet të kenë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi. Në javët e fundit Shqipëria është renditur vendi i dytë në Europë, krah Islandës, për numrin e ulët të infektimeve. 

Një ditë më parë u arrit marrëveshja e parë mes Shqipërisë dhe një vendi anëtar të BE për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit kundër COVID. Shqipëria dhe Hungaria, vendosën njohjen e të gjitha llojeve të vaksinave dhe të hapin kufijtë për lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke përfshirë edhe arsyet e turizmit.

Po dje edhe Spanja vendosi të hapë kufijtë për të gjithë turistët që vijnë nga vendet jashtë BE, përfshirë edhe Shqipërinë, me kushtin që çdo udhëtar duhet të jetë i pajisur me certifikatën e vaksinimit, nga vaksinat e miratuar nga EMA ose nga OBSH. Një ndër vaksinat e miratuara për përdorim urgjent nga OBSH është edhe ajo kineze, Sinovac e cila po përdoret në vendin tonë për vaksinimin masiv.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja