Franca mbështet luftën kundër pastrimit
të parave, sekuestro 13 mln € asete

Franca mbështet luftën kundër pastrimit<br />të parave, sekuestro 13 mln € asete
TIRANE - Franca asiston Shqipërinë në luftën kundër pastrimit të parave, përmes një cikli trajnimi të ekspertëve të minsitrisë së Brendshme, ministrisë së Drejtësisë dhe ministrisë së Financave.  

 Trajnimi nis këtë javë do të përbëhet nga 4 etapa deri në dhjetor të 2013. Do të ketë dy trajnime në Shqipëri dhe më pas vizitë studimore në Francë nga një përfaqësues për secilën prej 3 ministrive.

Vetë ambasadorja franceze, Christin Moro ishte sot e pranishme në hapjen e këtij trajnimi, i cili u vlerësua si shumë i rëndësishëm. Në takim ishte i pranishëm dhe Drejtori i Drejtorsisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave z. Arben Doçi, përfaqësuesi i Prokurorisë së Përgjithshme z. Kullolli, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj.

MORO: SHKELESIT TE SANKSIONOHEN
”Lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër pastrimit të parave janë dy cështje të lidhura ngushtë. Franca është e lumtur të ndihmojë Shqipërinë në arritjen e këtij objektivi. Rregullat janë të fiksuara nga ligji dhe të gjithë shkelësit duhet të sanksionohen. Shteti i së drejtës besimi i popullit tek shteti janë kushtet që do e ndihmojnë Shqipërinë”- tha ambasadorja e Francës Christine Moro.

NE 2012 U SEKUESTRUAN RRETH 13 MILION EURO ASETE
Zv/drejtori i Përgjithshëm i  komanduar i policisë së Shtetit Tonin Vocaj informoi se 
“Gjatë 2012, janë hetuar dhe referuar në prokurori 114 rase, nga të cilat 44 nga indicie policore dhe 77 nga Drejtoria e Pastrimit të Parave. Janë sekuestruar asete me vlerë 12 milionë e  900 mijë euro “

Aktiviteti u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimti të Parave. ”Etapa e parë do të jetë 5 ditore, trajnim nga ekspertë të Njësisë së Inteligjences Financiare TRACFIN Francë, për ekspertë të DPPPP, policisë dhe prokurorisë. Trajnimi do të konsistojë në shkëmbimin e eksperiencave, dhe metodat e hetimit të veprës penale të pastrimit të produkteve të krimit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet