Franca mbështetje në luftën kundër
pastrimit të parave e korrupsionit

Në luftën kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit si nje sfidë për shtetin shqipëtar Franca do të jap gjithë mbështetjen e saj të pakursyer. Kjo është theksuar nga ambasadori francez Bernard Fitoussi gjatë një takimi që ka zhvilluar me kreun e drejtorisë së përgjithshme të pastrimit te parave Genti Gazheli I cili e ka pritur atë në zyrën e tij

Fitussi ka vlerësuar poashtu edhe punën e këtij institucioni dhe për këtë mbështetja dhe asistenca franceze do të vijojë .Gazheli nga ana e tij shprehu vlerësime për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të BE dhe veçanërisht te Frances në ndihmë të rritjes së kapaciteve kundër këtij fenomeni.

Me tej kreu i drejtorisë së pergjithshme te pastrimit te parave beri edhe nje ekspoze te punës, arritjeve ,bashkëpunimit ndëristitucional por edhe të problematikave që ndeshen dhe që ndikojnë në efikasitetin e ulët të legislacionit penal në vend..
fitoussi
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen