Franca nis sulmet e para ajrore kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit. Lajmi u bë i ditur ne një deklaratë për shtyp nga zyra e presidencës në të cilën thuhet se avionët francezë kishin sulmuar një bazë logjistike të ISIS në verilindje të Irakut.
Vetëm një ditë më parë, presidenti francez Hollande tha se sulmet ajrore franceze do të synojnë pozitat kyçe të grupit xhihadist në Irak, por jo në shtetin fqinj, Sirinë. Hollande tha gjithashtu se nuk ka ndërmend të dërgojë trupa tokësorë për të luftuar kundër ekstremistëve të ISIS.
Franca ka kryer tashmë fluturime ajrore mbi Irak si dhe ka furnizuar me armë luftëtarët kurdë. Ndërkaq, sot zyra e Hollande dha lajmin se avionët e tyre kishin kryer sulme dhe objektivi i synuar ishte goditur dhe shkatërruar plotësisht.
Sipas deklaratës, të tjera operacione ajrore do të kryhen edhe ditët në vijim. Ndërkaq, deri më tani forca ajrore amerikane ka kryer më shumë se 170 sulme ajrore në Irak që nga mesi i muajit gusht.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com