Franca është gati të marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e civilëve të përndjekur nga xhihadistët e Shtetit Islamik (ISIS) në Irak, njoftohet sot nga pallati presidencial duke shtuar se presidenti francez, François Hollande mirëpret vendimin e rëndësishëm të homologut të tij amerikan, Barack Obama për të sulmuar nga ajri ISIS-in. "Franca do të shqyrtojë me partnerët e saj veprimet që mund të zbatohen për të bërë bashkërisht të gjithë mbështetjen e nevojshme për të t'i dhënë fund vuajtjeve të popullatës civile", thuhet në deklaratë. Presidenti Hollande thekson se Franca "është gati të bëjë pjesën e saj dhe ka nisur një ankesë në Bashkimin Evropian për të përshpejtuar kryerjen një roli aktiv në këtë përpjekje të përbashkët për të siguruar të gjitha mjetet e ndihmës që mund t'i përgjigjen kësaj situate katastrofike"./ATSH/