Franca riatdheson gra e fëmijë nga Siria
Një grua duke e mbajtur fëmijën e saj në një kamp të Sirisë, fotografi ilustruese
Franca ka thënë të enjten se ka kryer një operacion të ri për të kthyer shtetasit francezë – 40 fëmijë dhe 15 gra – nga kampet e udhëhequra prej kurdëve në verilindje të Sirisë. Fëmijët janë dërguar në qendrat për ofrimin e shërbimeve për kujdes ndaj fëmijëve, ka thënë Ministria e Jashtme përmes një deklarate, derisa gratë do të transferohen te autoritetet e drejtësisë.
“Franca falënderon autoritetet lokale për bashkëpunimin që e ka bërë të mundshëm këtë operacion”, ka thënë ministria.
Në muajin shtator, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut, ka marrë vendim që Franca të rishqyrtojë kërkesat për riatdhesim të dy grave franceze, që kanë udhëtuar në Siri me partnerët e tyre, për t’iu bashkuar grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Kërkesa ka pasur edhe për fëmijët që kanë lindur atje. Shtetasit francezë kanë qenë në mesin e më shumë se 40.000 shtetasve të huaj, kryesisht irakianë, që janë në mbajtje, sipas organizatës për të drejta të njeriut, Human Rights Watch.
Sipas vlerësimeve të mëparshme të kësaj organizate, ka ende gra dhe fëmijë që vazhdojnë të jenë nëpër kampe të Sirisë, edhe pas operacionit të së enjtes. Një operacion i ngjashëm nga autoritetet franceze është realizuar edhe në korrik të këtij viti./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
74%
-
Jo
18.9%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Franca: Anëtarësimi i Kosovës në KiE duhet të shqyrtohet më vonë
17 Maj, 13:33
-
Kante rikthehet pas dy vitesh, Franca publikon listën e Euro 2024! Ka surpriza
16 Maj, 21:26
-
Filmi i Festivalit në Kanë, mes yjeve edhe qeni i famshëm Messi
15 Maj, 13:00
-
VIDEO/ Momenti kur kriminelët zënë pritë oficerët francezë dhe i vrasin
14 Maj, 14:43
-
E rëndë në Francë/ Po transportonin të burgosurin me furgon, i zunë pritë, vriten 2 policë (VIDEO)
14 Maj, 14:25
-
‘Malli i gjetur në makinë vlen më shumë se koka ime’, u kap me kokainë, dënohet me 4 vite burg shqiptari në Francë (EMRI)
8 Maj, 09:27
-
France/ Vrau shqiptaren natën e Krishtlindjeve, prokurori kërkon 20 vite burg për autorin
7 Maj, 21:30
-
VIDEO/ Kaos në Francë, lojtarët hedhin flakadanët në drejtim të tifozëve! Shtyhet ndeshja
4 Maj, 10:26
-
Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo
3 Maj, 12:38
-
Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë
3 Maj, 12:31
-
'Nëse Moska depërton vijën e frontit, ne do të ofrojmë ushtarë për Kievin', oferta e Macron trondit BE-në! NATO: Kërcënime hibride nga Kremlini
3 Maj, 07:52
-
Shtatë të vrarë nga sulmi në një xhami në Afganistan
30 Prill, 11:04