Riatdhesohen nga Franca 29 shqiptarë të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së për shkelje të tjera, edhe 17 shqiptarë të tjerë.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve me charter nga Franca janë riatdhesuar 29 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar azili në Francë, në njërin prej fluturimeve një familje me 5 anëtarë.
Gjithashtu janë deportuar nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë me motivin ''Qëndrim i parregullt në territor'', ''Përfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE -së'', '' Tentativë kalimi ilegal për në Mbretërinë e Bashkuar'', ''Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor'' dhe ''Refuzim azili në vendet e BE-së''.
"Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero. Njëkohësisht Policia Kufitare në pikat e kalimit do vijojë me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil", thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.


G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 979
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mediat britanike: Qeveria e Starmer në bisedime me vendet e Ballkanit për ndërtimin e qendrave për emigrantët e refuzuar
23 Mars, 23:00
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 policja tutore! ‘Koka’ një kolumbiane, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
Tiranë/ Të akuzuar për tentativë vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi, ekstradohen në Shqipëri 2 persona
20 Mars, 13:27
-
'Vetëm 8 prej tyre janë deportuar!' The Sun zbulon numrin e shqiptarëve të dënuar që presin të transferohen në Shqipëri, zvarritjet e projektit 8 mln paund (FOTOT)
17 Mars, 13:26
-
‘Prada’, ‘Dior’, sekuestrohen mallra luksi kontrabandë në Rinas! Kapen 111 mijë euro të padeklaruara! Në hetim 6 persona (VIDEO)
16 Mars, 10:45
-
Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024! Franca vendi më i pëlqyer
6 Mars, 13:57
-
Mbërrin në Rinas presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Zayed Al Nahyan, pritet nga kryeministri Rama (VIDEO)
23 Shkurt, 15:49
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur afër Rinasit, arrestohet 34 vjeçari! Qëlloi me armë në drejtim të policisë nga servisi i tij, nuk ka të lënduar (EMRI)
13 Shkurt, 20:43
-
Pasagjerët nga Mali i Zi po preferojnë aeroportin e Tiranës
10 Shkurt, 23:03
-
Ferri i trafikut nga Rinasi në Tiranë! Por, a ka ndonjë autoritet rrugor që dëshiron të merret me këtë problem?
10 Shkurt, 17:59
-
Edhe 40.7 mln € hekurudhës Tiranë Durrës, Opozita: Bie era korrupsion! Zv/ministrja: Ka kaluar në filtrat e BERZH-it
28 Janar, 18:35
-
Zvicra shton numrin e refuzimeve të azilkërkuesve
25 Janar, 08:18
O qeveri e degjeneruar Po pse genjeni qe Franca nuk jep azil qe te mbani njerzit peng aty ne shqiperi pa pun dhe pa buk . Kurse ju beni miliona euro dhe femijet i keni me shkollat me te mira neper bote. Dua te them se un qe Po shkruaj kete koment jam nje njeri qe para nje muaj fitova azilin me franc dhe me ndryshoi jeta e femijeve jan futur ne shkoll dhe u kan dhen zanat filluan dhe pun dhe shteti francez me ka dhene shtepi dhe me jep rog pa punuar 1200 euro ne muaj kur te gjej pun do ma nder presin normale se do mar me shum kur te punoi. Dua te them qe kush iken nga ai vend aty shpeton femijet. Qeveritaret e kan te pjekur qe mase vdesin me gjith femijet moterqirave te mutit
PërgjigjuPse rren kush te jep per nje muaj shtepi dhe 1200 euro? Kam miq ne Franc dhe kan vite me asistence dhe me zorr i kan dhen shpi.Mos genje njerzit se Francen e njoh mire.
Me keqardhje me duhet ti jap te drejte kryeministrit kur thote shpjfje!! Shteti francez nuk jep asnje lloje azili per shtetas shqipetar pasi shqiperia ligjerisht per francen eshte shtet i sigurt. Gjithashtu franca njihet si nje nga shtetet qe persa i perket pagesave sociale nuk i ka ne nivele kaq te larta, por ka sherbime falas per njerzit ne nevoje, madje edhe me te mira se anglia e gjermania por kurre te japi ate lloje shume mujore. Dhe sa per ta mbyll, shko ne rrinas cdo te marte dhe numeroji vete te kthyerit meqe nuk beson
Ne koh te PPSH nuk na deshi kush ne BE sote e njeta gja pra per se gezuam aq shum si erdhi lirija gjoja?
Përgjigju