PARIS, 29 shtator /ATSH-AFP/ - Të nxjerra nga arkivat personalë të Frank Sinatras dhe të familjes së tij, rreth 200 foto të papublikuara më parë janë paraqitur në një përmbledhje, foto që kanë lënë gjurmë në karrierën e këngëtarit të famshëm të "Rat Pack" (grup muzikantësh shëtitës) dhe aktorit amerikan, i lindur një shekull më parë, njoftoi sot botuesi i tij.
"I pagëzuar me emrin 'Sinatra 100', ky libër i bukur përmbledh më shumë se 400 fotografi ku pjesa më e madhe janë të papublikuara më parë, me komente shoqëruese të fëmijëve të tij Nanci Sinatra, Frank Sinatra Jr dhe Tina Sinatra", citon në një komunikatë shtëpia botuese "Le Fonds Mercator".
Kjo pjesë e fondit të fotografive përmbledh të gjithë karrierën e një prej artistëve më të famshëm dhe të larmishëm të shekullit XX./








