PARIS - Sërish në kërkim të një jete më të mirë, duke rrezikuar gjithçka. Gjatë ditës së sotme janë ndaluar 48 emigrantët klandestinë shqiptarë, të cili ishin futur një kamion-frigorifer që po udhëtonte drejt Britanisë së Madhe. Siç shkruan BBC, në kamionin që është ndaluar në kufirin e Francës kanë qenë 41 meshkuj dhe 7 femra.
Kamioni është kontrollur në pikën e kalimit kufitar në hyrje të tunelit të La Manshit që lidh Francën e Britaninë e Madhe. Kamioni drejtohej nga një shofer rumun dhe nuk është sqaruar ende se nga cili vend ishte nisur dhe çfarë po transportonte.
Nga emigrantët klandestinë shqiptarë, 3 ishin të mitur. Pas zbulimit të tyre, emigrantët dhe shoferi u janë dorëzuar autoriteteve franceze që po bëjnë hetim të tjera më të hollësishme.
Drejtori i çështjeve për Europën Lindore, Dave Hutchinson, ka thënë për BBC, se është shumë e rrezikshme që njerëzit të hyjnë në kamionët frigoriferikë për të kaluar kufirin, pasi ata mund të humbin dhe jetën.

(Në foto: Kamioni ku u gjetën klandestinët shqiptarë
Foto të tjera )
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera )Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)