Francë, adoleshentja sulmon Islamin në mediat sociale. Macron: Te ne ekziston e drejta për blasfemi dhe kritika ndaj fesë

Francë, adoleshentja sulmon Islamin në mediat sociale. Macron: Te ne ekziston e drejta për blasfemi dhe kritika ndaj fesë

"Ligji është i qartë: në Francë ne kemi të drejtë të blasfemojmë dhe të kritikojmë fenë". Me këto fjalë Emmanuel Macron ka anuar nga reagimi i Mila, e reja që sulmoi Islamin në një video të diskutueshme të postuar në Instagram në fillim të shkurtit.

Duke folur për homoseksualitetin e saj, vajza kishte reaguar ndaj fyerjeve homofobike të marra në profilin e saj, duke e nxjerrë inatin e saj në Kuran dhe Islam. E shndërruar në virale, pamjet ngjallën një fushatë urrejtjeje ndaj gjashtëmbëdhjetë vjeçares, e cila ka qenë nën një urdhër mbrojtje për disa ditë.

Mila, e cila jeton me familjen e saj në Villefontaine, jo larg Lyon-it, ndërkohë gjithashtu është larguar për arsye sigurie nga shkolla e mesme ku ajo studionte. Sipas qeverisë, ajo ndjek studimet në një institucion tjetër, në një vend që mbahet i fshehtë.

Ndërhyrja e Macron erdhi pasi pati prej disa ditësh një konfuzion në qeveri për çështjen.

Ministrja e Drejtësisë, Nicole Belloubet, kishte komentuar në videon e vajzës duke shkruar "sulm ndaj lirisë së adhurimit", dhe se Mila duhet të kërkonte falje.

"Në vendin tonë, liria e shprehjes mbrohet, siç është edhe liria e blasfemisë", përsëriti kreu i shtetit, deklaratë  e postuar edhe nga gruaja e tij, Brigitte Macron.

Sipas Zonjës së Parë, në vendin ku ndodhën sulmet kundër ‘Charlie Hebdo’ pas karikaturave ndaj Profetit Muhamed, "mund të flisni dhe të qeshni për gjithçka, nuk ka asnjë temë tabu". Brigitte shtoi vetëm se "duhet të kemi kujdes me mënyrën si flasim", duke iu referuar toneve virulente të përdorura nga adoleshentja.

Në intervistën e vetme që ajo ka bërë deri më tani, në emisionin ‘Quotidien’, e reja Mila pranoi një “vulgaritet” të caktuar në deklaratat e saj në mediat sociale.

"Unë duhet të kisha argumentuar më mirë," tha vajza. "Asnjëherë nuk kam dashur të fyej askënd, as të fyej besimtarët”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nuo: 13/02/2020 21:12

    Islami eshte fe e mallkuar kudo ku ekziston ka len shoqerite ne epoke mesjetare

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/02/2020 18:39

    Domosdo qe do e fyejne dhe urrejne edhe mund ti bejne keq perderisa Europa dhe Franca eshte mbushur me mjekra! Kush i solli mjekrat ne Europe dhe për ç farë arsye?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)