PARIS - Agjencia Evropiane Hapësinore i besoi kompanisë "Airbus Defence and Space", një mision të ri të vëzhgimit të Tokësm, që do të mundësojë kryesisht matjen e shkrirjes së akujve.
"Ky mision ka për qëllim të japë të dhëna të precizionit të lartë mbi topografinë të sipërfaqes së oqeaneve në kuadrin e programit 'Copernicus' të vëzhgimit të Tokës", njoftoi "Airbus Defence and Space" në një komunikatë të premten.
"Lëshimi në hapësirë i satelitit Jason-CS/Sentinel-6 është parashikuar për vitin 2020?, theksoi kompania.
"Ky satelit do të zhvillojë matje të nevojshme për të modeluar oqeanet dhe parashikuar rritjen e nivelit të detit", njoftoi ajo
Gjithashtu, sateliti do të masë distancën që e ndan nga sipërfaqa e oqeaneve me një saktësi që arrin në centimetra dhe do të përdorë këto të dhëna për të nxjerrë një hartë të të gjithë topografisë së oqeaneve.
"Një nivel kaq i lartë i saktësisë në vëzhgimin e variacioneve të lartësisë së sipërfaqes së oqeaneve do të mundësojë dhënien e informacioneve mbi nivelin e deteve, shpejtësine dhe drejtimin e rrymave dhe grumbullimin e ngrohtësisë në oqean", sipas "Airbus Defence and Space".
Kompania "Thales Alenia Space France" do të prodhojë instrumentin kryesor, një radar lartësimatës, ndërsa instrumentet e tjera do të prodhohen nga NASA  apo do të jepen nga Administrimi Oqeanik dhe Atmosferik Kombëtar i SHBA-së./ATSH/