PARIS, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ - Sulmet ajrore të koalicionit në Siri drejtuar nga Uashingtoni kundër grupit të Shtetit Islamik nuk janë të efektshme, gjykuar nga presidenti sirian, Bachar al-Assad, në një intervistë për të përjavshmen franceze Paris-Match, pjesë të së cilës u publikuan sot.
"Këto ndërhyrje ajrore do të na kishin ndihmuar nëse do të ishin serioze dhe efikase", deklaroi Assad.
"Ne nuk kemi konstatuar asnjë ndryshim dhe nuk ka pasur rezultate reale pas dy muajsh të fushatës së ndërmarrë nga koalicioni", theksoi presidenti sirian./
/ec/ a.jor.