Francë, azilkërkuesit shqiptarë:
Ne si romët dhe qentë e rrugëve

Francë, azilkërkuesit shqiptarë:<br />Ne si romët dhe qentë e rrugëve
LION - Agjenci të ndryshme kanë bërë herë pas here reportazhe duke alarmuar mbi situatën “e tmerrshme” të azilkërkuesve shqiptarë, kryesisht nga Kosova në Francë, siç po shihni këto foto, ku ata netët e ftohta i kalojnë në parqet dhe nën urat e Francës.

Më shumë se dyqind azilkërkues, gra dhe fëmijë, shumica nga Kosova dhe Shqipëria jetojnë në tenda, të cilat formojnë një kamp të paligjshëm në afërsi të stacionit të trenit Perrache në Lion të Francës, që ngjan me kampet e refugjatëve kosovarë  gjatë luftës së fundit.

azilkerkuesit

Por në ditën e Bajramit, sot agjencia e lajmeve “Presheva jonë” u gjend në mesin e tyre dhe për të gëzuar ata, sidomos fëmijët, dhuroi 250 euro për fëmijët e azilkërkuesve kosovarë që i hasën rrugëve, parqeve dhe nën urat e Francës.

Një Bajram ndryshe: Azilkërkuesit kosovarë në Francë dhe Evropë na përkujtojnë skenat e kohës së Milosheviçit. Teksa në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet me një fushatë të ashpër e shumë premtime, ku po përmenden madje me qindra miliona euro për shqiptarët, azilkërkuesit nga Kosova apo dhe Shqipëria në Perëndim janë harruar...

Ata janë të strehuar nën një urë në Perrache afër Lionit (F) që veç zhurmës së makinave mbi ta,  janë të padurueshme edhe erërat e ndyra përreth dhe pisllëku, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ekipi i së ciles ka vizituar sot në ditë Bajrami këto kampe mizerablë që të përkujojnë kampin famëkeq të Bllacës gjatë luftës në Kosovë.

azilkerkuesit

Ata nuk kërkojnë gjë veç një strehë për ta bërë gjumin e rehatshëm me fëmijët e tyre. Duan në ditë  jo më shumë se 2 kg bukë dhe 1 kg perime dhe pak kripë. Por deri tani këto kushte minimale për jetesë askush nuk ua ka ofruar. Përveç  deklaratave të ministres së Integrimit, Çitaku, e cila pas kthimit nga Beogradi kërcënoi  refugjatët kosovarë me policinë.

Në këtë rajon të Francës janë 200 shqiptarë nga Kosova, të cilët po vazhdojnë të kalojnë natën e ftohtë me fëmijë e gra shtatzëna nën urat e Francës. Shumë prej fëmijëve janë sëmurë dhe i janë drejtuar emergjencës. Veç këtyre halleve për bukë, veshje e shëndetin e fëmijëve, këta azilkërkues tani po ballafaqohen edhe nëpër gjyqe.

Kështu sot nja 200 azilkërkues, kryesisht nga Kosova, u gjendën para gjykatës së lartë të Lionit. Sipas mediave franceze, shqiptarët që jetojnë që prej kësaj vere nën urën e Perrache afër Lionit (Francë) në kushte të pasigurta janë paditur për vjedhjen e pronës private nga Lyon Grand, pronar i tokës.

azilkerkuesit
Azilkërkuesi nga Medvegja në Kosovë: Ne jemi shqiptarë. Kemi dinjitet. Nuk e kemi traditë me jetu parqeve dhe rrugëve të Evropës si qenë pa strehë”.
Shtypi francez ndër të tjera ka shkruar: “Kontrabandistë, të cilët drejtojnë një biznes të lulëzuar, u kanë marrë këtyre njerëzve nga 3000 deri në 8000 euro”. (“Des passeurs qui gèrent un business florissant : «Les gens qui arrivent ici ont payé entre 3000 et 8000 euros«).

“Kampet e fatit”, apo “kampet e turpit” me azikërkues nga Kosova  pushtojnë Francën” etj.  Të strehuar në Francë apo dhe në mjediset e kishës katolike, Annecy. Ata janë nja pesëdhjetë vetë, kryesisht azilkërkues nga Kosva.  Midis tyre, shumica e meshkujve të rinj që luajnë shah, shfletojnë internet ose gëzojnë një kafe ofruar nga vullnetarët.
 
Në tavolina larg, gratë heshtur kujdesen për fëmijët e tyre. Disa janë në Francë për disa ditë, të tjerët për vite me vizë F, kurse ka edhe azilkërkues të rinjë kosovarë, të ardhur së fundi përmes Hungarisë.

azilkerkuesit

“Megjithatë, pavarësisht nga rritja e të strehuarve në vendin tonë, situata është përkeqësuar. Numri i strehimit është shumëzuar me katër dhe ka dy herë më shumë njerëz në rrugë, kështu që është një problem i madh”, ka deklaruar  Laurent Giovannoni, kreu i departamentit të huaj” një anëtar i shoqatës CFDA.

Nga marsi deri tash në Metz (Bellecroix) të Francës rreth 150 persona nga Kosova kanë ardhur në kërkim të azilit. Veç strehimoreve janë mbushur edhe rrugët dhe parqet me refugjatë të vendosur edhe në ndërtesa të improvizuara buzë rrugës Stoxey. Çarafë në pemë, në mure, në trotuar, formojnë një botë paralele, një mjerim i ardhur nga mjedise të Ballkanit.

azilkerkues

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës