PARIS -  Numri i ardhshëm i të përjavshmes ''Charlie Hebdo'', që do të publikohet nesër në më shumë se 25 vende do të përkthehet në pesë gjuhë, përfshirë arabisht dhe turqisht, dhe është shtypur në tre milionë kopje për të përmbushur kërkesat e mbërritura nga mbarë bota.
"Përgatitur nga të mbijetuarit e atentatit të përgjakshëm që ndodhi javën e kaluar, ku si pasoë humbën jetën 12 persona, e përjavshmja satirike do të përkthehet në anglisht, spanjisht dhe arabisht për versionin numerik si dhe në italisht dhe turqisht për versionin e shkruar", theksoi kryeredaktori, Gérard Biard, në një konferencë shtypi në Paris.
Në faqen e parë të numrit realizuar nga të ''mbijetuarit'' e ''Charlie Hebdo'', profeti Muhamed është shfaqur I veshur me të bardha, me lot në sy dhe duke mbajtur pankartën "Je suis Charlie", slogan I miliona manifestuesve që, në Francë dhe jashtë vendit manifestuan për të dënuar sulmet që kanë shkaktuar 17 të vdekur në tre ditë.
"Githçka është e falur'', titron artikullin gazeta që u bë objekt I kërcënimeve të vazhdueshme nga ana e grupeve islamike që prej publikimit në vitin 2006 të karikaturave të profetit Muhamet.
Me mbështetjen e të përditshmes të majtë ''Liberation'' në Paris, 15 bashkëpunëtorë të gazetës kanë përgatitur që prej të premtes këtë numër të jashtëzakonshëm me financime të marra nga e përditshmja ''Le Monde''.
Përballë kërkesave, e përjavshmja do të shtypet në tre milionë kopje, nga 60 000 zakonisht, që nuk është parë kurrë në historinë e shtypit francez./ATSH/