Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj betohen para presidentit Begaj

TIRANË- Një ditë pas votimit në parlament, ministrat e rinj u betuan sot para presidentit Bajram Begaj. Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Begajt u betuan 3 ministrat e rinj që i shtohen kabinetit ‘Rama’, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Edhe Taulant Balla u betua pas shkarkimit si ministër i Brendshëm dhe marrjes së detyrës së re si ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend mes një situate të tensionuar. Përplasje në distancë qenë të herëpashershme me kryeministrin Edi Rama të rikthyer në Kuvend pas muajsh mungesë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet