RAMA NE TWITTER:
“Era fryu majtas ne France dhe Presidenti Hollande sa perfundoi fjalimin e tij te pare ne rrugen e ndryshimit te premtuar.Mbremje e bukur!”- shkruan Rama në Twitter.
Kreu i PS-së shkruan se i ka lënë mbresa dhe fjalimi i Sarkozi i cili duke pranuar humbjen shtoi se mbi të gjithë është Franca.
“ I bukur dhe fjalimi i fundit i Presidentit Sarkozy,ka nje gje me te madhe se ne te gjithe qe eshte Franca,uroj megjithe zemer qe t'ia dale!”
ERION BRAÇE: FRANCA BEN NDRYSHIMIN E MADH
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Erion Brace në profilin e tij në facebook shkruan “Franca ben ndryshimin e madh! Bie Sarkozi! Hollande president i ri i Frances! Francen do ta drejtoje nje "puro socialist"! I vendosur, i ndershem, modest, i forte, luftetar mbi te gjitha! Por nje president normal!
Njeheresh, Francen do ta drejtoje nje njeri qe investoj pa fund per nje menyre te re qeverisje: Drejtesi sociale!
Braçe reagon dhe për zgjedhjet në Greqi.
Fusnote:
“Ci beri Greqise Karamanlis, por me shume, ci beri socialisteve Papandreu! PASOK deri tani bie si parti e trete!!!! Trishtim per drejtimin e nje njeriu te paqarte!”
PANDELI MAJKO:EUROPA SOT ESHTE NDRYSHUAR
Për Pandeli Majkon zgjedhjet e së dielës në Francë dhe Greqi tregojnë se politika mbetet gjithmonë e papritur.
“Europa sot eshte e ndryshuar. Franca ka nje president te majte. Ne Greqi ekstremizmi fiton vende ne parlament. Politika mbetet edhe arti i te papritures.”- shkruan në facebook.
KASTRIOT ISLAMI: TERMET POLITIK NE GREQI
Deputeti i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste Kastriot Islami i kushton komentin zgjedhjeve në Greqi.
“Termet politik ne Greqi, dy parti pro masave shternguese Pasok dhe Demokracia e Re, "rrezohen" ne zgjedhjet parlamentare; ky eshte shenimi i revistes franceze Le Point sot ne daten 6 maj 2012”-poston Islami ne facebook.
Islami nuk ka komentuar fitoren e Hollande në Francë, ndonëse i ka ndjekur me tepër vëmendje madje shpesh i ka komentuar ditët e fundit nëpër media. Për këtë është mjaftuar duke postuar dy linqe ku jepen informacione mbi fitoren e Hollande dhe pranimin e humbjes së Sarkozi.
ALEKSANDER BIBERAJ
Nga ana e tij Aleksandër Biberaj, një ndër përfaqësuesit kryesorë të partisë Fryma e Re Demokratike vlerësoi qëndrimin “qytetar dhe lidership” të Sarkozi i cili mori të gjitha përgjegjësitë pas humbjes para Hollande.
”Duke i uruar suksese Presidentit te ri te Frances z. Holland, deshiroj te shpreh respektin dhe konsideraten time per ish-presidentin e djathte z. Sarkozy, te cilin kam pasur rastin ta takoj ne takimet e Partive Popullore Europiane. Edhe ne fjalimin e djeshem te pas-zgjedhjeve z. Sarkozy tregoi qytetari dhe lidership, pasi mori te gjithe pergjegjesine e humbjes mbi vehte duk...”- shkruan Aleksander Biberaj në facebook.
ERION VELIAJ
"Fitorja e Hollande ne France, Europa kthehet tek e majta - per me shume solidaritet dhe barazi sociale. Koha dhe per nje RilindjeShqiptare Termet politik ne Greqi, dy parti pro masave shternguese Pasok dhe Demokracia e Re, "rrezohen" ne zgjedhjet parlamentare; ky eshte shenimi i revistes franceze Le Point sot ne daten 6 maj 2012."- shkruan Erion Veliaj në Twitter.
Holland do të jetë kryetari i parë majtist i shtetit, pas Fransua Miterandit, i cili ka shërbyer në postin e presidenti nga viti 1981 deri më 1995. Fitorja e Hollandit mund të ndryshojë mënyrat që përdor Bashkimi Evropian për të tejkaluar krizën e borxheve. Ai do më shumë stimuj qeveritarë dhe më shumë shpenzime qeveritare.
(sg/shqiptarja.com)