Zbulohen 30 të nominuarit per 'Topin e Artë', Mbappe kërcënon dyshen Messi-Ronaldo

Zbulohen 30 të nominuarit per 'Topin e Artë', Mbappe kërcënon dyshen Messi-Ronaldo

Topi i Arte

Ndoshta jemi gati për momentin kur “Topi i Artë” pas 10 vitesh të mos jetë më në duart e Leo Messit apo Cristiano Ronaldos. Në ditën kur revista “France Football” ka zbuluar të nominuarit për fitimin e çmimit prestigjoz individual bota e futbollit duartroket edhe njëherë këtë vit Kylian Mbappe.

Francezi 19 vjeçar ka qënë fantastik në fitoren 5-0 të PSG ndaj Lyon në kampionatin francez duke shënuar plot 4 gola në vetëm 13 minuta. Ylli francez që u shpall edhe lojtari i ri më i mirë i Kupës së Botës jo vetëm që aspiron por së bashku me patriotin e tij Griezmann dhe kroatin Modric janë kandidatët potencialë për “Topin e Artë”.

Pas plot 10 edicionesh kur Messi dhe Ronaldo bënin rrotacion tashmë është koha që “Topi i Artë” të ndryshojë destinacion.  Ndërkaq “France Football” zbuloi 30 të nominuarit për ta fituar çmimin prestigjoz më 3 dhjetor. Dominon La Liga me 14 futbollistë ,11 luajnë në Premier League angleze dhe vetëm dy në Serinë A.

Ronaldo, Messi, Griezmann, Mbappe, Modric, Salah janë më favoritët. Mes të nominuarve janë edhe Hazard, De Bruyne, Cavani, Ramos, Varane, Marcelo apo edhe portierët Courtois,Oblak dhe Lloris.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë