FRANCË – Një shqiptar është në mesin e 5 të arrestuarve ditën e djeshme, si të akuzuar për trafik heroine dhe kokaine nga Belgjika dhe Holanda.
Ky grup kriminal vepronte në Savoie dhe Haute-Savoie.
Le Soir e ka cilësuar grupin kriminal si shqiptar, pasi dyshohet se shqiptari i arrestuar ishte drejtuesi.
Vetë prokurorja e rastit, Line Bonnet, ka theksuar se ky grup kriminal vepronte nën dirigjimin e një shqiptari.
Përpos këtyre arrestimeve, janë sekuestruar 3 kilogramë heroinë, një kilogram kokainë, si dhe disa kilogramë produkte prerëse, me një çmim rishitjeje prej 500 mijë eurosh.
U sekuestruan gjithashtu rreth 400,000 euro para të gatshme, automjete luksoze dhe llogari bankare.
Raportohet se shqiptari i arrestuar jetonte në rajonin e Lionit dhe siguronte lëndët narkotike nga Blegjika dhe Holanda, për t’i shitur më pas tek bashkëpunëtorët e tij në Savoie dhe Haute-Savoie.
Hetimet për veprimtarinë kriminale, tashmë, të 5 të arrestuarve që ndodhen në paraburgim, kanë nisur që në vitin 2023.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
48%
-
Jo
47.6%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 4084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekuador/ Të fshehura në banane, sekuestrohen 6.23 ton kokainë, në pranga 5 persona
16 Korrik, 16:24
-
Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse bërthamore ruse
15 Korrik, 19:32
-
Francë/ Hapi zjarr në festën e ditëlindjes së fqinjit, vrau 3 persona dhe më pas veten
14 Korrik, 22:17
-
Patrice Evra dënohet me 1 vit burg
12 Korrik, 22:15
-
Euro 2024/ Didier Deschamps i dha vetëm 15 minuta, ylli i Francës po mendon tërheqjen nga kombëtarja
12 Korrik, 16:45
-
Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Francë, Osmani takoi Macron
12 Korrik, 16:25
-
Greqi/ Fshehën 9 kg heroinë në një fuçi, arrestohet 36-vjeçari shqiptar dhe kunata e tij
12 Korrik, 13:31
-
Euro 2024/ Saka preku dy herë topin me dorë para penalltisë së Anglisë! Si u vodh Holanda në zemër të Evropës (VIDEO)
11 Korrik, 11:50
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 80 kg kokainë të pastër
11 Korrik, 10:58
-
'Doja të bëhesha kampion, Evropiani im është një dështim', Mbappe flet pas eliminimit
10 Korrik, 21:52
-
VIDEO/ Karriget dhe stolat 'fluturojnë' kokës, dhunë mes tifozëve të Holandës dhe Anglisë para ndeshjes së Euro 2024
10 Korrik, 19:05
-
Zyrtare/ Eliminimi nga Euro 2024, federata franceze merr vendimin për Didier Deschamps
10 Korrik, 16:46