Francë, gratë e presidentit
Hollande sërish në she

Francë, gratë e presidentit<br />Hollande sërish në she
Segolene Royal ish bashkëshortja e presidentit aktual të Francës, Francois Hollande dhe partnerja e tij aktuale Valerie Trierweiler janë sherrosur sërish dhe këtë rradhë shkak ka qënë rrejti social Twitter.

Një postim ne twitter nga zonja e parë e Parisit Valerie Trierweiler në mbështetje të rivalit të saj elektoral për në parlament ka bërë që Segolene Royal të ndjehet e lënduar dhe këtë nuk ka humbur kohë ta deklaronte. Nëna e katër fëmijëve të Presidentit Francez Hollande thotë se kërkoi “respekt” nga mikesha e tij e re mbas cicërimës shpërthyese që shkaktoi një luftë fjalësh ndërmjet dy grave. 58 vjecarja Royal e cila ne vitin 2007 ka qene edhe kandide për postin e presidentit të republikës franceze, deklaroi se nuk kishte reaguar në gjaknxehtësinë e momentit kundër gruas që privatisht e quan “e di ti kush” për shkak se “goditja ishte e dhunshme”.

Tensionet ndërmjet dy grave vazhduan të rriten pamvarësisht thirrjeve të Partisë së Hollande për qetësimin e gjakrave dhe ndërrimit të temës përpara zgjedhjeve legjislative të të Dielës, të cilat sipas te gjitha gjasave mund t’i fitojë e majta.

Zënka mes grave te Hollande nxorri në plan të dytë fushatën legjislative dhe hodhi dyshime mbi cilësitë udhëheqëse të Hollande. Ajo nxiti një kritikë të paprecedent nga Kryeministri Jean-Marc Ayrault, i cili i tha zonjës së parë “të mbante vendin që i takonte”, ndërsa drejtuesi i partisë i bëri thirrje të ishte “më diskrete”.
Valerie Trierweiler, partnerja aktuale e presidentit Hollande reagoi duke deklaruar se në Tëiterin e saj kishte patur ndërhyrje nga jashtë.


(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja