/ATSH-AFP/ - Një hetim penal për "krime lufte" u hap në Francë kundër regjimit të Bachar al Assad, për abuzime të kryera në Siri mes viteve 2011-2013, ndërkohë që Parisi bën thirrje për të reaguar kundër mosndëshkueshmërisë së këtyre vrasësve.
"Përballë këtyre krimeve që fyejnë ndërgjegjen njerëzore, ndaj kësaj burrokracie të tmerrit, përballë këtij mohimi të vlerave humane, është në përgjegjësinë tonë të reagojmë kundër mosndëshkueshmërisë së këtyre vrasësve", konfirmoi ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius në një deklaratë për median.
"Pas një raportimi nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme, prokuroria e Parisit hapi më 15 shtator një hetim paraprak për krime lufte", njoftoi një burim pranë kësaj dosjeje.
Hetimi bazohet mbi dëshminë e "Cesar", një ishfotograf i policisë ushtarake siriane, i cili ishte arratisur nga Siria në korrik 2013, duke marrë me vete 55 mijë fotografi që dëshmojnë mbi torturat e zhvilluara.