FRANCE - Ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, Luan Rama është shprehur në një lidhje telefonike për Tv A1 Report nga Parisi, rreth gjendjes aktuale në Francë, duke theksuar se këto janë sulme që kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe janë të komanduara nga xhihadistët. “Kësaj radhe është e gjendje jashtëzakonshme. Është një luftë e vendosur e xhihadistëve, të gjitha këto janë aksione të komanduara dhe të përgatitura mirë,”-u shpreh Rama.
Sipas tij kjo është një luftë internacionale dhe jo vetëm në Francë. Ai thotë se ndihet një lloj tensioni por edhe solidariteti i madh, kjo vihej re në sheshet e mbushura me njerëz. “Tensioni është në nivel shtetëror dhe Presidenti Hollande u shpreh se jemi në gjende lufte. Nuk janë raste të izoluara por e një rrjet xhihadist që kanë marrë urdhër të hidhen në aksion. Mesazhet e xhihadistëve janë të përsëritura. Shteti Islamik në Irak kërkon të godasë Evropën në përgjithësi. Pas Francës mund të jenë edhe vende të tjera të përfshira prandaj kërkohet unitet midis vendeve. Megjithatë kjo është një betejë e humbur nga ana e xhihadistëve.”
Ish-Ambasadori në Francë, Rama theksoi gjithashtu se kjo situatë ishte një goditje e madhe kundër simboleve të mëdha në vend si cënimi i lirisë së gazetarëve, cënimi i fjalës së lirë. Kjo shihet si një luftë në aspektin global në një angazhim internacional për të qëlluar burimin e së keqes që janë xhihadistët. Rama ka vijuar duke thënë se sulmet kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe ngjarjet janë të sinkronizuara, por duhen marrë masa për evitimin e shtimit të viktimave. “Është rritur shumë vigjilenca si dhe një rritje e sigurisë maksimale.
Problemi është më tepër ideologjik dhe ka të bëjë me indoktrinën që këta persona kanë marrë. Probleme lidhet me radikalët jo me Islamin dhe do të një punë afatgjatë në mënyrë që të luftohet antisemitizëm. Autorët e këtyre sulmeve janë grupe të vogla të caktuara, nuk e përbëjnë këta myslimanizmin. Të gjithë myslimanët këtu janë kundër këtyre sulmeve dhe kanë hedhur poshtë këtë ndërmarrje të xhihadistëve në emër të Islamit”. Në komunikimin e tij për A1 Report Luan Rama tha se përsa kohë Shteti Islamik është në këmbë kjo luftë nuk është e fituar.
Mendoni se Franca do të jetë më e dobët pas sulmeve?
Nuk mendoj që është më e dobët, në fakt kjo do ta bëjë më të sigurt. Sa i përket problemeve ekonomike ka dhe në vende te tjera. Franca ka qenë krah SHBA-së kundër Shtetit Islamik prandaj po e pëson këtë. Gjërat duhen përballuar me kurajo.
Rrugët në Paris janë të boshatisura tregon kjo panik?
Jo nuk ka panik, tani kam ardhur ne shtëpi, por absolutisht nuk ndodhen në panik, diçka e tillë duket në televizion. Pasi televizionet janë drejtuar aty ku po ndodhin problemet. Kjo ndodh vetëm këtu në këto vende ku kanë ndodhur sulmet, aty janë boshatisur rrugët.
Gjendja është normale, e qetë njerëzit vazhdojnë jetët e tyre, por janë të interesuar të dinë çfarë po ndodh duan që kjo gjë të mbarojë shpejt. Di të them që kjo është një betejë e humbur e terroristëve.
Redaksia online
(xh.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO