Francë/ Ish-presidenti, Nicolas Sarkozy dënohet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore në 2012-ën

Francë/ Ish-presidenti, Nicolas Sarkozy dënohet për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore në 2012-ën

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy

FRANCË- Gjykata e Apelit në Paris konfirmoi dënimin për ish-presidentin e vendit, Nicolas Sarkozy nën akuzën e financimit të paligjshëm të fushatës së tij në vitin 2021, por dënimi iu përgjysmua me 6 muaj burg që i është konvertuar me 6 muaj 'arrest shtëpie' nën mbikëqyrje elektronike. 

Nga 1 vit që duhej të vuante në burg ish-presidenti do të kryejë vetëm gjysmën e kësaj kohe i izoluar. Mediat e huaja shkruajnë se Sarkozy u dënua për çështjen e ashtuquajtur "Bygmalion", lidhur me financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2012 .

Sipas gjykatës, është provuar se Sarkozy ka fshehur shpenzimet e tepërta të paligjshme në fushatën e tij të rizgjedhjes 2012, ku u mund nga socialisti Francois Hollande.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi