PARIS - Rreziku i konfliktit ndërkombëtar përbën kërcënimin më të madh për stabilitetin e botës në vitin 2015 dhe gjatë viteve të ardhshme, sipas një raporti të publikuar sot nga Forumi Ekonomik Botëror.
Ftuar për vlerësimin e rreziqeve kryesore globale në kuadër të probabilitetit dhe ndikimit potencial për 10 vitet e ardhshme, 900 ekspertë të pyetur e kanë gjykuar konfliktin mes shteteve me një ndikim rajonal, si rreziku i parë në kuadër të probabilitetit, sipas komunikatës të organizatorëve të Forumit Ekonomik Botëror (FEM), i ashtuquajtur Forumi i Davosit.
Në kuadër të ndikimit, "kriza e ujit" renditet në krye të klasifikimit, para përhapjes së shpejtë dhe masive ët sëmundjeve infektive dhe armëve të shkatërrimit në masë.
Konflikti mes shteteve renditet i katërti, para pamundësisë për të miratuar një ndryshim klimatik, sipas edicionit të 10-të të këtij raporti.
"Viti 2015 paraqitet si një vit ku rreziqet gjeopolitike, mungesat e mëdha në klasifikim këto pesë vitet e fundit, do të dominojnë", nënvizon komunikata.
Forumi Ekonomik Botëror i 45-të do të mbledhë javën e ardhshme në Davos rreth 2 500 përfaqësues të botës politike, ekonomike, universitare dhe shoqërisë civile nga më shumë se 140 vende./ATSH/