NANTERRE, 16 janar /ATSH-AFP/ - Një person që mbante peng dy persona që prej mesditës në një zyrë postare në Colombes, pranë Parisit, u arrestua dhe pengjet e tij u liruan në gjendje të mirë shëndetësore, bënë të ditur burime policore.
"Dy pengjet nuk janë plagosur", sipas këtyre burimeve. Nuk ka pasur sulm, pengjet kanë dalë të tronditur, por jo të plagosur", shtoi i njëjti burim.
Forca të shumta policie u vendosën në vendngjarje.
Pengmarrësi është i njohur për policinë si kriminel i rëndomtë dhe hetuesit kanë hedhur poshtë çdo lidhje me sulmet xhihadiste kundër Charlie Hebdo dhe një supermarketi hebre, ku si pasojë humbën jetën 17 persona javën e kaluar në Paris./
/ec/










