Francë, ndahet nga jeta Nicole Fontaine, ish-presidente e Parlamentit Europian

Francë, ndahet nga jeta Nicole Fontaine, ish-presidente e Parlamentit Europian

Ish-presidentja e Parlamentit Europian, Nicole Fontaine, e cila ka mbajtur gjithashtu postin e ish-Ministres franceze të Industrisë, vdiq të enjten në moshën 76-vjeçare, bëri të ditur sot ish-ministri Dominique Bussereau.

Presidenti francez Emmanuel Macron e vlerësoi si figurën e një gruaje të përkushtuar, e cila përgjatë 35 viteve të karrierës së saj politike udhëhoqi luftën për ndërtimin europian, sipas një deklarate të presidencës.

Macron theksoi gjithashtu angazhimin e saj në drejtim të arsimit.

Fontaine u lind më 16 janar të vitit 1942 pranë Fecamp, në veriperëndim të Francës. Ish-avokate me profesion dhe drejtuese e arsimit katolik, ajo u bë e njohur në vitin 1984 gjatë protestës kundër një projektligji për arsimin privat, i cili u hoq përfundimisht nën presionin e protestave.

Eurodeputete nga viti 1984 në vitin 2002, Nicole Fontaine drejtoi Parlamentin Europian nga viti 1999 në 2002, duke u bërë gruaja e dytë që drejtoi këtë post pas ish-ministres franceze, Simone Veil.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb