PARIS, 16 nëntor /ATSH-AFP/ - Kryeministri francez, Manuel Valls, dënoi sot veprimin tjetër barbar të grupit Shteti Islamik (ISIS) të pengurt amerikan Peter Kassig, të rrëmbyer në Siri, dhe të paktën 18 ushtarë sirianë.
Manuel Valls njoftoi në një komunikatë se "pas informimit për ekzekutimin e pengut amerikan Peter Kassig dhe asaj të ushtarëve sirianë dhe dënon me vendosmërinë më të madhe këtë akt të ri barbar".
"Ky akt përforcon vendosmërinë e Francës që të veprojë kundër ISIS-it në Irak dhe në Siri", shtoi kryeministri.
Peter Kassig, 26 vjeç, një ish-ushtar në Irak, ishte konvertuar në fenë islame dhe kishte themeluar në vitin 2012 një organizatë humanitare, "Special Emergency Response and Assistance" (Sera), pasi ishte larguar nga ushtria amerikane.
ISIS-i, i akuzuar nga OKB-ja për krime kundër Njerëzimit, është përgjegjës për veprime të tmerrshme në territoret e gjera të pushtuara në Siri dhe në Irak, kryesisht për ekzekutime, përdhunime dhe spastrim etnik.
Franca merr pjesë në sulmet ajrore kundër ISIS-it në Irak, por jo në Siri, ku kanë ndërhyrë ushtarakisht SHBA-ja dhe vendet arabe./
/G.S/
/Shqiptarja.com