PARIS- Parlamentarët e shumë vendeve filluan sot në Paris një rrjet ndërkombëtar lobingu që synon të sensibilizojë dhe sqarojë opinionin publik dhe qeveritë mbi prostitucionin me qëllim që të arrijnë ndalimin e saj.
"Ne, parlamentarë të vendeve të ndryshme, po krijojmë një rrjet ndërkombëtar dhe kërkojmë mobilizimin dhe implikimin e qeverive tona, të njësive rajonale, ndërkombëtare dhe kryesisht edhe të OKB-së, për ndalimin e prostitucionit", theksojnë tre deputetë francezë, një senatore irlandeze, një deputet portugez, një deputet kanadez dhe një parlamentar i Britanisë së Madhe, në thirrjen e tyre të qyajtur "kërkesa e 13 nëntorit".
Ata angazhohen të njoftojnë opinionin publik mbi realitetet e sistemit të prostitucionit.
Kjo lëvizje u liçencua në përfundim të një kongresi të organizuar në Paris nga Koalicioni për Ndalimin e Prostitucionit (CAP international), një federatë organizatash.
Qëllimi i tyre është sensibilizimi dhe sqarimi i opinionit publik dhe i qeverive që të jetësojnë idealin ndalues dhe humanist të miratuar nga OKB-ja në vitin 1949 dhe t'i mundësojnë miliona persona në botë që janë viktima, shumica femra, të dalin nga sistemi i prositucionit. Ky rrjet lobingu do t'i drejtohet në një muaj sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Vera Jourova, komisioneria e re evropiane e ngarkuar me politikat e barazisë mes meshkujve dhe femrave.
Në thirrjen e tyre, parlamentarët theksuan se "është nëpërmjet ligjit që do të përparojë ndalimi i prostitucionit, që është një dhunë që prek në veçanti personat më të dobët dhe pengon barazinë mes femrave dhe meshkujve".
Ata pohojnë se i vetmi model që ka dhënë prova është modeli ndalues, që synon të reduktojë prostitucionin dhe t'i mundësojë personave të dalin nga ky sistem.
Në Francë, një propozim i ligjit u miratua nga deputetët në dhjetorin e kaluar, duke parashikuar ndëshkimin e klientëve të prostitucionit, përforcimin e luftës kundër prokurimit, një ndihmë ndaj viktimave dhe zhvillimin e alternativave ndaj prostitucionit, si dhe një politikë edukimi dhe parandalimi tek të rinjtë. Por Senati francez, duhej ta miratonte gjithashtu tekstin që ende nuk e ka vendosur në rendin e ditës./ATSh/