TIRANË - Mëngjesin e sotëm, azilkërkuesit shqiptarë në Lion të Francës janë larguar nga vendi ku qëndronin prej muajsh.

Policia e Lionit në Francë dhe shërbimet sociale kanë larguar nga vendi ku qëndronin më shumë se 400 shqiptarë nën një urë në qytetin francez.

Disa autobusë kanë shkuar në mëngjes në vendqëndrimin e azikërkuesve dhe i kanë marrë duke i larguar për në vende të ndryshme.

Siç bën të ditur radioscoop.com, shqiptarët janë dërguar zonat të ndryshme në Lion, si në Saint-Genis-Laval, Fontaines-Saint-Martin dhe Saulaie, ku janë sistemuar në disa banesa sociale.

Aksioni për lëvizjen e azilantëve shqiptarë ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe brenda dy orësh i gjithë operacioni ka përfunduar. Disa prej tyre do të akomodohen në një qendër trajnimi në Saint-Clément-les-Places.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)