Francë/ Protestat vazhdojnë, ministrat e qeverisë 'Filippe': Po kontrollohen nga qytetarë 'ultra të dhunshëm'

Rreth 5000 persona u mblodhën në qendër të Parisit sot, ndërsa sipas mediave të huaja 272 persona janë të arrestuar për shkak të asaj që ka ndodhur javën e kaluar. 8000 mijë policë dhe 12 automjete të blinduara kanë zbarkuar sot në Paris, ndërsa në të gjithë vendin janë më shumë se 90.000 forca policie.

Ministrat e qeverisë “Felippe” janë shprehur nëpër intervista televizive se ajo që nisi si një protestë antiqeveritare, tashmë po kontrollohet nga protestues “ultra-të dhunshëm”. Policia sot përdori gaz-lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën edhe predha të rrezikshme, të cilat nëse do të shpërthenin do të kishin pasoja të rënda për qytetin. Ndërsa vet kryeministri i vendit, Eduard Felippe deklaroi dje gjatë një interviste televizive se ajo që po ndodh nuk është protestë, por përpjekje për të shkaktuar trazira.

Mediat e huaja, e cilësojnë atë që po ndodh si njërën prej përplasjen më të rënda të dekadave të fundit në Francë, pasi qindra persona kanë mbetur të plagosur. Qeveria për momentin ka ngrirë vendimin e rritjes së çmimit të karburantave, pra indikatorin e këtyre protestave të dhunshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 09/12/2018 20:50

    Dhe prap nuk i quan shpellare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie