Qeveria socialiste e kryeministrit, Manuel Valls mori votëbesimin e Asamblesë Kombëtare franceze me 269 vota pro dhe 244 kundër.
Kjo maxhorancë është më e ulët se ajo që u sigurua në muajin prill për qeverinë e parë të Valls, që mori në atë kohë 306 vota pro.
"Do të jem në lartësinë e këtij votëbesimi", theksoi Manuel Valls, i cili mori, sipas një burimi parlamentar, abstenimin e 31 deputetëve, kritikë të partisë së tij, kundër ndryshimit liberal të politikës së tij.
Kryeministri francez, Manuel Valls mbështeti sot politikën e tij të reformave, kundërshtuar nga radhët e maxhorancës./ATSH/
/Shqiptarja.com