Francë, studentët protestojnë për
dëbimin e 15-vjeçares nga Kosova

Francë, studentët protestojnë për<br />dëbimin e 15-vjeçares nga Kosova
PARIS – Mijëra studentë në Paris janë mbledhur rreth orës 16:30 dhe janë drejtuar drejt sheshit Place Beauvau, seli e Ministrisë së Brendshme në Paris për të protestuar kundër dëbimit të nxënësës 15-vjeçare nga Kosova, Leonarda Dibrani dhe Katchihik, një student armen pa dokumenta.

"Na ktheni Leonardën dhe Katchik!", lexohet në një parrullë që studentët kanë ngjitur në gjoks. Mes shumë sloganeve, edhe ai që kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, socialistit Manuel Valls.

Leonarda Dibrani
(Në foto: Protesta e sotshme e studentëve francezë për dëbimin e kosovares Dibrani dhe armenit Katchihik).

Qeveria franceze ka bërë të ditur një ditë më parë se do të hetojë trajtimin që i është bërë 15-vjeçares, Leonarda Dibrani në prani të nxënësve të tjerë të klasës nga ana e policisë, derisa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi, si imigrantë të paligjshëm.

leonarda dibrani
(Në foto: 15-vjeçarja rome nga Kosova, Leonarda Dibrani)

Qindra nxënës kanë bllokuar sot rreth njëzet shkolla të mesme në rajonin e Parisit, në shenjë proteste, derisa ministri më popullor i qeverisë Hollande, është vënë në shenjestër të kritikave të ashpra, raporton Reuters.

Leonarda Dibrani
(Në foto: Protesta e sotshme e studentëve francezë për dëbimin e kosovares Dibrani dhe armenit Katchihik).

Zyrtarë nga vetë Partia Socialiste e ministrit të brendshëm Manuel Valls e kanë akuzuar atë për tradhëti ndaj parimeve të së majtës, për politikat e këtij të fundit rreth ekstradimit të imigrantëve.

Leonarda Dibrani
(Në foto: 15-vjeçarja rome nga Kosova, Leonarda Dibrani dhe familja e saj).

Zyrtarë francezë kanë premtuar hetime të menjëhershme për rastin, dhe kanë thënë se familjes në fjalë do t’i lejohet hyrja në Francë nëse dëshmohet se policia i ka thyer rregullat gjatë arrestimit të vajzës.

Leonarda Dibrani
(Në foto: Protesta e sotshme e studentëve francezë për dëbimin e kosovares Dibrani dhe armenit Katchihik).

Grupe për të drejtat e imigrantëve, e madje edhe anëtarë të Partisë Socialiste, e cila është në pushtet, i kanë quajtur mënyrat e ekstradimit, si shokuese.

Familja Dibrani, la Kosovën rreth pesë vjet më parë, për shkak të përkatësisë së tyre rome, e cila sipas aktivistit Jean-Jacques Boy, i përballë ata me diskriminim dhe mundësi më të pakta.

Leonarda Dibrani
(Në foto: Protesta e sotshme e studentëve francezë për dëbimin e kosovares Dibrani dhe armenit Katchihik).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë