Francesco Becchetti ndalohet
në Londër, kërkohet ekstradimi

Francesco Becchetti ndalohet<br />në Londër, kërkohet ekstradimi
BRITANI – Francesco Becchetti, i shpallur në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Shqipërisë, është ndaluar nga policia britanike. Ndalimi i Becchettit është bërë pesë muaj pas shpalljes në kërkim nga Interpol. Lajmi i ndalimit të biznesmenit italian konfirmohet nga Interpol për Report TV.

49-vjeçari Beccheti është ndaluar një javë më parë në Londër, në ekzekutim të urdhërarrestit ndërkombëtar. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës është njoftuar dje për ndalimin e tij.

Në momentin e ndalimit, Becchetti ishte me shoferin. Becchetti akuzohet për krijim të skemave mashtruese dhe pastrim parash. Beccheti jetonte një një supervilë në Angli, në atë që njihet si "Kështjella e Bardhë" dhe që kushton miliona euro duke shmangur drejtësinë shqiptare.

Për ekstradimin e tij pritet të vendoset brenda fundit të muajit dhjetor, pasi gjykata i ka komunikuar akuzat dhe e ka lënë me arrest shtëpie. 

Becchettit i është komunikuar vendimi për ekstradim me vullnet të lirë në Shqipëri dhe nëse nuk kthehet brenda afatit, ai do të ekstradohet forcërisht. 

Nësohet se Beccheti me anë të avokatit të tij ka deklaruar se nuk do të kthehet në Shqipëri. Kjo pasi sipas tij, ai dhe biznesi i tij janë sulmuar politikisht.

Gjykata e ka lënë me “arest shtëpie” dhe detyrim paraqitjeje si dhe biznesmeni do të ruhet nga policia për çdo lëvizje në mënyrë që të mos ketë mundësi largimi nga Britania.

Biznesmeni italian akuzohet se ka kryer evazion fiskal me shoqëritë “KGE”e “Energji” dhe HEC-in e Kalivaçit. Beccheti akuzohet se ka shmangur mbi 700 milionë lekë detyrime ndaj shtetit shqiptar.

Prokuroria më 27 korrik mbylli hetimet në ngarkim të Francesco Becchettit, Mauro de Renzit, Liliana Condimittit, Stavri Peçit dhe Elona Troplinit për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “krijimi i skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave” dhe për “pastrim parash”.

Me vendim gjykate, në qershor janë sekuestruar 60% të aksioneve të shoqërisë “AgonSet”; shoqëritë “Energji”, “Cable System”, “400KV”, “Fuqi”; si dhe bllokoi llogaritë bankare të tyre në banka të ndryshme, të gjitha të administruara nga Francesco Becchetti, Liliana Condomitti, Mauro de Renzi dhe Elona Troplini, të cilët janë të dyshuar si të përfshirë në një skemë gjigante pastrimi parash, e cila arrin në miliona euro.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)