Francesco Becchetti u informua
për arrestimin 5 ditë para urdhërit

Francesco Becchetti u informua<br />për arrestimin 5 ditë para urdhërit
Dikush nga drejtësia shqiptare ka informuar Francesco Becchetti dhe Mauro de Renzin për një urdhër arresti ndaj tyre për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, evazionit fiskal dhe mos pagimit të taksave.
 
Prova që dy biznesmenët italian kishin informacion të detajuar kuptohet nga ky dokument: Ku në fakt vetëm 5 ditë përpara vendimit të Gjykatës së Tiranës që vendosi sekuestro të aksioneve dhe arrest me burg në mungesë për ta, mbledhja e ortakëve të “Agon Channel” nuk u zhvillua në tiranë ku duhet të zhvillohej normalisht por në Londër.

agon set


Urdhër arresti është marrë më 5 qershor 2015 dhe Mauro De Renzis ka marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë ku po ashtu ka qenë dhe mamaja e Bechettit Liliana Condomiti më 30 Maj. Por dy ortakët e tjerë nuk kanë mundur të shkojnë deri në Londër por në mbledhje kanë qenë me telekonferencë sic dëshmon dhe ky dokument.
 
Bilanci i “Agon Channel” për vitin 2014 mbyllet me një humbje prej 6.2 milionë euro. Ende mbetet e paqartë se kush ka qenë personi që ka infromuar De Renzin dhe Becchetti për përfundimin e hetimeve dhe arrestin ndaj tyre, por prej dy muaj ata rezultojnë në kërkim ndërkombëtar nga policia shqiptare.

gjykata de renzis
 
Pak ditë më parë masën e sigurisë arrest me burg ndaj tyre e konfirmoi dhe gjykata e apelit, ku nga arratia De Renzis dhe Bechetti kërkuan lirinë por apeli la në fuqi vendimin e marrë më 5 qershor 2015 nga gjykata e shkallës së parë.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim