Françeska Murati ka folur për herë të parë për marrëdhënien me babain e djalit të saj, duke konfirmuar se të dy i kanë dhënë fund lidhjes prej kohësh.
E ftuar në “Ftesë në 5”, Françeska tregoi se ndonëse nuk janë më bashkë si çift, raporti mes tyre ka mbetur i mirë. Madje, sipas saj, ata vazhdojnë të kenë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, veçanërisht për hir të djalit të tyre.
"Për ta thënë një herë e mirë, ne jemi ndarë, kemi një kohë të gjatë që jemi ndarë. Ne e duam shumë njëri-tjetrin, duhemi si shokë, sepse jemi njohur që 15 vjeç. Vjen një pikë që duhemi si shokë, duhemi shumë si njerëz. Më vjen keq që njerëzit thonë që hyra në Big Brother VIP, m’u rrit mendja dhe shkatërrova familjen. Këto janë trillime. Unë takohem me të çdo ditë. Edhe me familjet kemi marrëdhënie të mira, ata e dinë që ne kemi respekt për njëri-tjetrin. Ne kemi folur edhe shumë gjëra bashkë. Ai është njeri fantastik. Ne jemi ‘best friends’ sepse jemi rritur bashkë”, tha Françeska.
Përveç ndarjes, Françeska vendosi të sqaronte edhe një tjetër aludim që ka qarkulluar së fundmi, ku shpesh është përfolur se ka nisur një lidhje të re, nisur edhe nga disa foto të publikuara.
Ajo shtoi se ndihet e lodhur nga lajmet e rreme për jetën e saj private, duke theksuar se nuk mund t’i përgjigjet çdo aludimi që shfaqet në rrjet.
“Të flasim realitetin, ajo është bërë me Photoshop. Më vjen shumë për të qeshur sepse shumë herë fotot e mia janë bërë me AI, janë transformuar. E kanë marrë foton dhe kanë futur diçka tjetër aty. Isha me një shoqe. Më vjen shumë për të qeshur, por tani çdo mashtrim nuk mund t’i jap sqarim për të gjitha. Do konsumohem. E dyta, nuk të del koha, sepse çdo ditë dalin lajme të reja. Them nga dalin këto trillime, as nuk dua t’i përmend, të lodhin kur i mendon. Nuk mund të harxhosh jetën të përballesh me mashtrime. Unë jam njeri privat, jo sekret”, u shpreh Françeska.
Komente
Komento