Kapiteni legjendar i ekipit të Romës Francesko Toti teksa ka shprehur edhe njëherë simpatinë e tij për trajnerin

e ri Zeman, ka kërkuar nga drejtuesit e ekipit verdhekuq që të afrojnë emra cilësorë në merkaton

e verës për të konkurruar Juventusin, Milanin dhe Interin në kampionat. “Zemanin e njoh shumë

mirë dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë drejtuesit e ekipit, por trajneri nuk mjafton

nëse nuk do të realizohen goditje cilësore në merkato. Kjo është e vetmja mënyrë për të qënë

konkurrues këtë edicion” shprehet 35 vjeçari. Francesko Toti ka 13 vite që militon në ekipin e Romës,

por trofetë e fituar numërohen me gishtat e dorës. Pavarësisht ofertave të majme që

ka marrë në kulmin e karrierës së tij, Toti kurrë nuk ka menduar të braktisë Romës.

(d.b/shqiptarja.com)