Francesko Totti i "bën gola"
publikut entuziast të Sanremos

Francesko Totti i publikut entuziast të Sanremos">
ITALI-Emocionet dhe spektakli kanë vijuar edhe mbrëmjen e dytë të Sanremos.
  
Natën e dytë të këtij spektakli kanë debutuar artistë si Michele Bravi, Gigi D'Alessio, Marco Masini, Michele Zarrillo, Chiara, Francesco Gabbani, etj.
 
Surpriza dhe alegria e spektaklit të mbrëmshëm padyshim që ishte legjenda e Romës Francesco Totti.
 
Futbollisti ka nënshkruar firmën e tij në disa topa të cilët së bashku me prezantuesin Carlo Conti i kanë hedhur në drejtim të publikut që zgjasnin duart për t’i pritur.

[gallery]20972[/gallery]
 
Në një intervistë për Maria de Filipin dhe Contin, i pyetur se çfarë do të bënte nëse do gjente në sirtarin e djalit të tij flamurin e Lazios, Totti është shprehur: “Do respektoja zgjedhjen e tij, por do e kisha të vështirë të mësohesha”.

Një tjetër moment i papritur i spektaklit ishte dhe puthja e Robbie Williams për Maria de Filipin.

[gallery]20971[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......