Një baner me simbolin e flamurit nazist, i vendosur në një ndërtesë qeveritare në Nicë të Francës, ka ngjallur jo pak reagime. Flamuri shkaktoi alarm kur dy burra po e varnin atë në ndërtesën e Prefekturës, ku edhe po xhirohej një film për Luftën e Dytë Botërore.
Ekipi i filmit kishte marrë leje për të vendsour flamurin me kryqin nazist, pa menduar se veprimi i tyre do të shkaktonte kaq shumë zemërim tek qytetarët e Nicës.
Një franko –amerikan i cili po vizitonte qytetin, tha për BBC-në se njerëzit filluan të bërtisnin kkur panë flamurin. “ Ata ishin shumë të shqetësuar dhe po bërtisnin. Nuk kishte asgjë përreth që të shpjegonte situatën. Skena ishte vetëm surreale”, është shprehur turisti.
Por ndërsa shumë qytetarë francezë ishin irrituar me vendosjen e flamurit, shumë turistë të tjerë po bënin selfie.
Pas kësja situate, prefektura nëpërmjet një deklarate është munduar që t’u shpjegojë qytetarëve arsyet e vendosjes së flamurit duke thënë se kishte komunikuar edhe me komunitetin hebraik, për t’i thënë se ishte “ një detyrë” për të kujtuar tmerret e nazizmit.

Edhe në Shqipëri, ditët e fundit janë zhvilluar protesta kundër ndërtimit të një bunkeri, si simbol i komunizmit, në oborrin e Ministrisë së Brendshme, për qëllime turistike.
/Shqiptarja.com