Frank De Boer nuk po përjeton një periudhë të lehtë në stolin e Interit dhe trajneri holandez i ka të qarta vështirësitë: “Kur nuk fitohet është gjithmonë e vështirë, ashtu si e gjithë skuadra edhe unë dua të fitoj. Rezultatet ndaj Romës dhe Cagliarit ishin negative, duhet të përmirësohemi shumë në këtë aspekt sepse humbjen e fundit nuk duhet ta kishim pësuar. Kemi treguar se jemi një skuadër e mirë por duhet të përmirësohemi. E dimë të gjithë që duhet të ndryshojmë marsh sepse në futboll nëse nuk ke shumë kohë dhe ndryshimet duhet të ndodhin shpejtë. A ndihem në rrezik? E di që rezultatet që kemi regjistruar gjatë kësaj periudhe kanë qenë negative por mendoj se është vetëm cështje kohe. Kur nis një projekt të ri vështirësitë në fillim janë mëse normale. Më duket sikur ndodhem në drejtimin e një makine të Formula 1. Makina është e mirë por duhet ta përmirësosh gjatë rrugës”.
Më pas De Boer vlerësoi Southampton-in, ndërsa u ndal edhe te cështja Icardi ndërkohë që konfirmoi faktin se Marcelo Brozovic do të luajë ndaj skuadrës angleze.
“Ajo që ndodhi me Icardin nuk është pozitive për skuadrën, për tifozët por mbi të gjitha për shoqërinë dhe futbollistët. Duhet ti evitojmë këto lloj situatash sepse shpërqëndrojnë ekipin para një ndeshjeje. Të gjithë duhet të mësojnë nga ajo që ndodhi dhe ti evitojnë situata të tilla në të ardhmen. Brozovic? Është stërvitur shumë mirë, ka luajtur 2 ndeshje me përfaqësuesen kroate dhe mendoj se është gati”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)