Frank De Boer refuzon Liverpool,
"Reds" janë ende pa një trajne

Frank De Boer refuzon Liverpool,<br />"Reds" janë ende pa një trajne
Frank de Boer është bërë trajneri i fundit në radhë, që refuzon stolin e skuadrës angleze të Premier League, Liverpool që ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Dalglish.

Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer ka insistuar se nuk ka ndërmend të largohet nga klubi edhe nëse kërkohet nga Liverpooli të marrë drejtimin e skuadrës nga Anfield Road. De Boer spekulohet të jetë një prej kandidatëve për pankinën e gjigantit anglez.

Por, ai ka theksuar se do të mbetet te Ajax. “Do të ishte shembull i keq të largohem tani. Dua të kthej Ajaxin në nivelin që ka qenë dikur”, deklaroi De Boer i cili në sezonin e fundit me Ajaxin fitoi titullin e kampionit në Eredivisie.

Pronarët e Fenway Sports Group që administrojnë Liverpool, u rikthyen te trajneri holandez, pasi më parë u refuzuan nga trajneri i Swansea, Brendan Rodgers. Kandidatë të tjerë janë edhe Fabio Capello dhe trajneri i Wigan, Roberto Martinez.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Kisha 15 vjet që e prisja! I respektuam tepër italianët! Sylvinho duhet të vijojë punën

Minuta Zero/ Tifozi kuqezi që theu spagetit në Dortmund: Kisha 15 vjet që e prisja! I respektuam tepër italianët! Sylvinho duhet të vijojë punën