/ATSH-E,Xhajanka/- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, u shpreh se, ruajtja e stabilitetit të sektorit bankar në mbështetje të rritjes ekonomike të Shqipërisë, mbetet sfidë e rëndësishme e Bankës Qendore, në kushtet e krizës financiare globale.
Në një njoftim për shtyp BSH-ja bën të ditur se, Guvernatori Sejko, në fjalën e mbajtur në konferencën e 6-të të BQE-së për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), me temë: "Politikat mbikëqyrëse pas fillimit të Unionit Bankar" , tha se "duke ardhur nga industria bankare, kam ndjerë ndikimin që po shkakton ndryshimi i mjedisit ekonomik dhe financiar për shkak të krizës financiare globale, mbi veprimtarinë bankare. Nga emërimi im si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, në fillim të vitit, kam vlerësuar me seriozitet sfidat që hasim për të ruajtur stabilitetin e sektorit tonë bankar dhe për të siguruar se ai është në gjendje të luajë rolin e tij në mbështetje të rritjes ekonomike të Shqipërisë".
Guvernatori Sejko vuri në dukje se, që nga fillimi i krizës financiare globale, në mjedisin financiar ka pasur ndryshime të rëndësishme. Këto ndryshime janë udhëhequr nga ndërthurja e tejkalimeve në periudhën para krizës; masave ristrukturuese; e reformave rregullative financiare ndërkombëtare. Karakteristikat e sistemit tonë financiar janë të ngjashme me ato të vendeve të tjera të EQLJL-së, tha Sejko ndërsa nënvizioi se, stabiliteti i sistemit financiar dhe kuadri makroekonomik, i vendit është ruajtur.
"Pavarësisht disa anëve të jashtme negative, të cilat mund të jenë të përkohshme, në Bankën e Shqipërisë besojmë se Unioni Bankar, Mekanizmi Mbikëqyrës i Unifikuar brenda tij dhe roli i ri i siguruar nga BQE-ja, do të shërbejnë njëkohësisht për të përmirësuar edhe mbikëqyrjen e sektorit bankar në vendin tonë"-tha Sejko ndersa shtoi se, ky përmirësim do të vijë jo vetëm nga një përqasje më konsistente me praktikat mbikëqyrëse, por gjithashtu nga përmirësimi i kuadrit të bashkëpunimit midis mbikëqyrësve vendas dhe të huaj.
Në këtë këndvështrim, në Bankën e Shqipërisë, jemi të gatshëm dhe shpresojmë se mund të krijojmë një lidhje bashkëpunimi edhe më të fortë me BQE-në"-tha në mbyllje të fjalimit të tij Guvernatori i BSH-së.
/Shqiptarja.com