Frashëri: Aferë korruptive
Muça të japë dorëheqjen

Frashëri: Aferë korruptive<br />Muça të japë dorëheqjen
TIRANE- Instituti i Çështjeve Kombëtare–INA, është ndër të parët që ka përshëndetur vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), për të anulluar pjesërisht Vendimin Nr. 2 datë 29.05.2013, Për Lejë zhvillimore komplekse për ndërtimin e Xhamisë së Namasgjasë dhe Godinës Polifunksionale (3,4, 6, 8 Kate dhe 3 kate nëntokë) në kryqëzimin e rrugës George Ë. Bush dhe bulevardit “Zhan D’Ark”, Tiranë”; si dhe të “Leje Zhvillimore Komplekse, me Nr. 3306 Prot., datë 14.06.2013, lëshuar nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve Tiranë, miratuar në zbatim të vendimit Nr.2 të KKT.

Kjo pasi ky Institut ka nisur tashmë edhe një betejë ligjore pikërisht për të ta shfuqizuar këtë vendim. Ai ka kërkuar se faktet e dala në dritë tregojë se vendimi për të ndërtuar Namazgjanë, ka qenë një aferë e hapur korruptive, ndaj kreu i KMSH-së, duhet të japë dorëheqjen. “Tashmë është e qartë që projekti i Xhamisë ka qenë thjesht kamuflazh për të mashtruar opinion publik për të legjitimuar ndërtimin e një kompleksi të madh tregtar pas xhamisë. Kreu i Komunitetit Mysliman, duhet të japë dorëheqjen pas kësaj afere të pastër korruptive. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë në rrugë ligjore shfuqizimin e këtij vendimi”, - ka deklaruar Frashëri

Shkrimi u publikua sot (10.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë