FIER – Fryma e Re Demokratike (FRD) zyrtarizmi sot degën e partisë në Fier. Në takimin me grupin nismëtar ishin prezent edhe kreu i partisë, Gazmend Oketa, bashkë me Aleksandër Biberajn ndërsa takimi u ndoq nga shumë të rinj pjesëmarrës.

“Ne do të jemi parti e ndryshimit, një parti e një politike ndryshe në Shqipëri – tha Oketa – Objetivi jonë është kthimi i moralit në politikë. Sot ajo është në një sherr që nuk sjell asgjë për qytetarët”.

Oketa në fjalën e tij para mbështetësve të FRD në Fier foli për një “politikë për qytetarët”. “Ne duam ndërtimin e një shteti të së drejtës, barazi ligjore për të gjithë para ligjit, ekonomi funksionale me rrugulla loje të barabartë për të gjithë”.

(im/shqiptarja.com)