FRD e AK refuzojnë ftesën e
Ramës: Jo koalicion me PS

FRD e AK refuzojnë ftesën e <br />Ramës: Jo koalicion me PS
TIRANE - Kryetari i Aleancës KuqeZi reagoi nga Korça në lidhje me deklaratën e Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për mundësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes në të njëjtin koalicion të AK me FRD dhe PS. Kreshnik Spahiu tha se “deklarata e Edi Ramës është bërë në kushtet e drithërimave që kanë kapur socialistët dhe demokratët nga mbështetja popullore që po fiton çdo ditë Aleanca KuqeZi”.

“Ne refuzojmë çdo lloj koalicioni të mundshëm dhe nuk pranojmë në gjirin tonë as PD dhe as PS - shtoi ai - Rama dhe Berisha në panik, kanë formalizuar modelin politik grek si PASOK dhe Demokracia e Re, duke i hapur dyert njeri-tjetrit për një koalicion në zgjedhjet e ardhshme. Aleanca KuqeZi do të jetë lokomotiva nacionaliste e koalicionit të lëvizjeve patriotike në zgjedhjet e ardhshme”.

Më tej Kreshnik Spahiu deklaroi se lufta politike dhe gara elektorale në zgjedhjet e përgjithshme politike të vitit 2013 do të sjellin rezultatin e fitores së kuqezinjve duke nxjerrë Sali Berishën në pension dhe duke lënë në opozitë Edi Ramën për katër vite të tjera.

I pari nga selia rozë që propozoi një bashkëpunim edhe me AK-në dhe FRD-në, për të bashkuar opozitën kundër Kryeministrit Berisha, ishte deputeti Pandeli Majko. Ndërsa dje, gjatë një interviste në Vizion+, kryesocialisti Edi Rama, i pyetur në këtë drejtim, theksoi se ai qëndronte i hapur për çdo bashkëpunim që do të kishte si bosht kryesor programin elektoral të PS.

EDHE FRD THOTE JO
Ndërkohë, gjatë pasdites, edhe FRD njoftoi se nuk do të ketë asnjë aleancë me Partinë Socialiste. Përmes një deklarate të shkurtër për shtyp, FRD theksoi se “koalicioni i saj i vetëm do të jetë me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e denjë e bashkësisë së madhe evropiane”.

“Për këtë qëllim të madh -vazhdon deklarata - FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama”.

Sipas FRD, “është e qartë për cilindo se praktikisht ka një koalicion PD-PS, i cili arnoi Kodin Elektoral, duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave politike”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban

Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban