TIRANE - Gjykata e Tiranës dha dje vendimin për regjistrimin e Frymës së Re Demokratike si person juridik. Vendimi erdhi pas dorëzimit në këtë gjykatë të kërkesës dhe dokumenteve të kërkuara nga Ligji “Për regjistrimin e Partive Politike”.
Anëtarët e Grupit Nismëtar prezantuan para publikut projektin e tyre politik në 30 prill 2012 dhe prej asaj dite, FRD ka qenë e angazhuar në një punë intensive që lidhet me antarësimin dhe krijimin e bazës së nevojshme ligjore për organizimin dhe funksionimin e saj.
FRD pohoi sot se nisma e saj ka gjetur përkrahje nga shtresa të ndryshme të popullsisë, të cilat janë ofruar pranë FRD dhe kanë mundësuar, brenda një periudhe 4 javore, rreth 12 mijë firma anëtarësh themelues.
Pas dorëzimit të dokumenteve në gjykatë, Fryma e Re Demokratike ka vazhduar të punojë për të zgjeruar numrin e antarësimeve dhe të mbështetësve të programit minimal dhe statutit që tashmë janë bërë publike.
Njëkohësisht, FRD po punon për shtrirjen e strukturave në të gjithë vendin.
Fryma e Re Demokratike falënderoi sot gjithë qytetarët shqiptarë që janë bashkuar dhe kanë mbështetur projektin e saj politik dhe inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen këtij projekti në qëllimin e rikthimit të shpresës, në funksion të respektimit real të lirive dhe të drejtave demokratike të shoqërisë si dhe integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe evropiane.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com